Sociale

“Tjetër Herë me Vajzë”- UNFPA në Shqipëri fushatë për t’i dhënë fund praktikave të abortit selektiv me bazë gjinore

08:00 - 08.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ardhja e një vajze në jetë duhet të jetë po aq emocionuese për prindërit sa edhe ardhja në jetë e një djali. Mentalitetet kultivuar me kohën duket sikur kanë qëndruar “stoike” në mënyrë se trashëgimia e mbiemrit është i lidhur ngushtësisht më djalin, bëjnë që ende në vendin tonë të kryen aborte selektive mbi bazë gjinore.




Nga urimet në martesa “të trashëgoheni, me një djalë”, deri tek urimet e mëvonshme “me një djalë tashmë”, nëse nëna ka lindur vajzë – janë shprehitë më të ndeshura në shtëpitë e shqiptarëve pa u shqetësuar mbi pasojat e këtij diskriminimi gjinorë dhe steriotipeve që vazhdojnë të mbeten prezente. Referuar statistikave në vendin tonë, në Shqipëri dëshira për të lindur djalë mbetet thuajse njësoj pavarësisht dekadave. Të dhënat tregojnë se në vendin tonë lindin 109 djem për çdo 100 vajza. Sipas përllogaritjeje, në Shqipëri, vetëm në një dekadë, kemi rreth 21,000 “vajza që mungojnë” nga mosha 0-19 vjeç. Kjo dukuri krijon një zinxhir pabarazie gjinore, që prek çdo sferë të shoqërisë tonë. Këto të dhëna tregojnë se në fakt ky ndryshim i raportit është i lidhur ngushtësisht me abortin selektivë.

Fatkeqësisht, aborti me bazë gjinore është dukuri e përhapur në disa vende të botës, ku fëmijët me gjini mashkullore vlerësohen më shumë se vajzat. Pas tyre në listë rreshtohen vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.  Shqipëria renditet ndër të parat në Evropë për abortin me bazë gjinore, madje në vendin e 11-të në botë. Kjo është renditje alarmuese për një vend si i yni, që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Ndonëse ka përmirësim nga viti në vit, vazhdojnë përpjekjet që të arrihet raporti natyror gjinor 100 vajza me 105 djem.

Për të reduktuar këto iniciativa të ndërprerjes së shtatzënisë për efekte selektive gjinore dhe në anën tjetër duke promovuar dhe mbrojtur barazinë gjinore, UNFPA në Shqipëri në partneritet me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës çelën një fushatë mbi rëndësinë e vajzës në shoqëri dhe fuqizimin e saj titulluar “Tjetër Herë Me Vajzë”, në rrugën midis Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme që njihet ndryshe si Pedonalja në Tiranë.

Kjo fushatë ka për qëllim të evidentoj rolin e vajzave dhe familjeve, si edhe dashurinë që rrethon vajzat në familjet shqiptare, duke kujtuar dhe vlerësuar çdo përpjekje për t’í dhënë fund normave sociale dhe traditave jo të mira, që stigmatizojnë dhe dhunojnë vajzat. Iniciativa të tilla janë të rëndësishme jo vetëm për të reduktuar steriotipet por edhe për të reduktuar dhunën në familje në raport me gratë dhe vajzat që vijojnë të qëndrojnë në statistika të larta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.