LAJMI I FUNDIT

“Kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar”, Ilir Daja: Nuk jam kontaktuar nga FSHF

08:45 - 09.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare është në kërkim të një trajneri të ri pas përfundimit të kontratës me Edi Rejën, që mesa duket nuk do të rinovojë. Shumë emra kanë qarkulluar këto kohë, por së fundmi rrethi është ngushtuar dhe një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Shqipërisë është Estebian Kambiaso, por gjithashtu edhe Ilir Daja, i cili drejton Ballkanin në Kosovë dhe i udhëhoqi drejt grupeve të Ligës së Konferencës.




Lidhur me lajmet e fundit dhe duke u përgatitur për ndeshjen e prapambetur ndaj Prishtinës, ka qenë vetë trajneri kryeqytetas që ka reaguar.

REAGON DAJA- Ilir Daja është shprehur se nuk ka asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me askënd nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sigurisht që ai nuk e fsheh dëshirën për të qenë në krye të Shqipërisë, teksa prononcohet për “Kanal 10”. “Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd. Nëse unë jam kandidat potencial për t’u bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit”, është shprehur ai. Në janar Ilir Daja bën vitin e parë që drejton në Kosovë, teksa që në janar të 2022-shit, ai u shpall kampion me Ballkanin si dhe arriti të kualifikohej në grupet e Ligës së Konferencës. Menjëherë pas kësaj erdhi rinovimi edhe për dy vite të tjera.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.