Kronikë

Makinën ‘plot’ me emigrantë, kapet “transportuesi” 16-vjeçar në Sarandë! Nuk kishte as patentë, ishte me masë sigurie nga Gjykata

14:17 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia Kufitare e Sarandës ka kapur këtë të shtunë në flagrancë një 16-vjeçar, i cili pavarësisht mungesës së lejes të drejtimit, po transportonte me automjet tre emigrantë të jashtëligjshëm për t’i kaluar jashtë kufirit.




Autoritetet bëjnë me dije se arrestimi i të miturit me iniciale F. M., u bë në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”.

Një javë më parë, 16-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi:

Policia Kufitare Sarandë

Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 16-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.