![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Aksident me një viktimë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë.
Një mjet tip Foristradë ka dalë nga “Ura e Polenës” dhe ka rënë në lumë e si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit.
Gazeta Shqiptare sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Ambulanca, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të errësirës dhe për shkak se makina duket e zhytur në lumë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka rrëshqitur nga lagështira dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit ndërkohë që kujtojmë se në këtë vend kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.