Kosova

“Adresa e dërguesit është e njëjtë!”- Tjetër zarf i përgjakur në ambasadën e Ukrainës në Greqi

15:01 - 12.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zarf i përgjakur ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambasadën e Ukrainës në Greqi, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.




Ky lajm u bë i ditur në ‘Facebook’ nga përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko.

Sipas informacioneve, dosjen e ka marrë Sigurimi i Shtetit dhe e ka dërguar në Drejtorinë e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se bëhej fjalë për gjak kafshe.

“Në mëngjes, në ambasadën e Ukrainës në Greqi mbërriti një pako me gjak. Adresa e dërguesit është e njëjtë si në zarfet e tjera që kanë mbërritur më parë në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës: Policia greke ka nisur veprimet hetimore ”, shkruan Nikolenko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.