Kronikë

Vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, Gjykata dënon me 13 vite burg Granit Shehun

13:35 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ulur me 3 vite e 8 muaj burg dënimin e Granit Shehut, i cili në vitin 2015 vrau kushëririn e tij.




Gjykata e Tiranës e kishte dënuar atë me 16 vjet burgim, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë e cila kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim kësaj gjykate”, si dhe i pandehuri, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Vrasja me paramendim” në veprën “Vrasja në kushtet e tronditjes së fortë psikike” ose “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Nderkohe, Gjykata e Lartë ka konstatuar palvefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Prishjen e vendimit nr. nr. 2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Pëegjithshëm, me tjetër trup gjykues”.

Kjo e fundit mori vendimin per ta denuar perfundimisht me 13 (trembëdhjetë) vjet e 4 (katër ) muaj burgim.

Ngjarja

Granit (Giuliano) Shehu, akuzohet për “vrasje me paramendim”, pasi më datë 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu (djali i xhaxhait të tij), duke e goditur disa herë me mjete të forta dhe prerëse, e duke i shkaktuar atij plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën ndërmjet dy portave të shtëpive të këtyre shtetasve dhe më pas shtetasi Milazim Shehu është transportuar nga familjaret e tij për në Spital, ndërsa shtetasi Granit Shehu është larguar duke iu shmangur hetimeve.

Sipas hetimeve, gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë.

Emri Granit Shehut doli sërish në skenë 21 gusht të vitit 2018, pasi autoritetet Britanike publikuan të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar.

Autoritetet angleze dyshonin se pas vrasjes që ka kryer në Shqipëri, 34-vjeçari ishte fshehur në vendin e tyre. Pas arrestimit të tij, Granit Shehu u ekstadua drejt shqipërisë në nëntor të vitit 2019.

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale G (G). Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Vrasje me paramendim’’, të parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 16.09.2015, në rrugën “Horizonti”, të Bashkisë Kamëz. Shtetasi me iniciale M. Sh është goditur nga i pandehuri G. (G). Sh (kushëriri i tij), disa herë me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar atij plagë të rënda, deri në humbjen e jetës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr. 3314, datë 31.10.2016 ka vendosur:

 Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, dhe në bazë të nenit 78/2 të Kodit Penal e dënon atë me 24 (njëzetekatër) vjet burgim.

  1. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, pas uljes së dënimit me 1/3, i pandehuri G (G). Sh dënohet me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga data e arrestimit.

Çështja në apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimeve:

1.Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë ndaj të pandehurit me iniciale G (G). Sh .

-Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh ., për kryerjen e veprës  penale “Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje në dëm të shtetasit me iniciale M.SH”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim. 

2.Nga i pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh  i cili kërkoi :

Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh për veprën penale të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal “ Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” apo 83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 2082, datë 03.10.2018 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 3314, datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs :

1.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë e cila kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim kësaj gjykate”. 

  1. I pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh i cili ka kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga neni 78/2 të K.Penal “Vrasja me paramendim” në veprën e parashikuar nga neni 82 të K.Penal “Vrasja në kushtet e tronditjes së fortë psikike” ose neni  83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse. 

Gjykata e Lartë bazuar në nenin 112/3 , të K.Pr.Penale  ka konstatuar palvefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për mungesë të arsyetimit  lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale  të “Vrasjes me paramendim”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal, dhe me vendimin nr. 298, datë 07.11.2023  ka vendosur: 

Prishjen e vendimit nr. nr. 2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Pëegjithshëm, me tjetër trup gjykues”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 3314 , datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni  76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë)  vjet e 4 (katër ) muaj burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.