AKTUALITET

Lajmi më i hidhur për Armando Brojën, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mbyll sezonin

16:00 - 13.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sezoni i Armando Brojës mund të cilësohet i mbyllur. Kjo është ajo që aludohet në mediat britanike sa i përket dëmtimit të tij në miqësoren mes Çelsit dhe Aston Vilës dy ditë më parë.




Futbollisti shqiptar ra në dorë duke shtrënguar gjurin dhe u largua me barelë mes dhimbjeve. Ai u dërgua për teste specifike dhe sipas “The Evening Standard”, rezultatet e tyre nuk kanë qenë shpresëdhënëse për një rikuperim të shpejtë. Ndërsa pritet konfirmimi i Çelsit, ky burim sqaron se Broja ka këputje të ligamentit të gjurit ndaj do të duhet medoemos të operohet.

Një gjë e tillë do të thotë rreth 6 muaj larg fushave të lojës, ndaj Broja nuk pritet të jetë aktiv në pjesën e mbetur të sezonit, me rifillimin e atij të ardhshëm si momentin kur do ta rishohim përsëri në fushën e lojës.

Nëse konfirmohet ky variant, sulmuesi pritet të humbasë edhe ndeshjet e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e Euro 2024 duke filluar nga ajo e marsit ndaj Polonisë, për të vazhduar me ato të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.