Sociale

Vizita okulistike falas, kryebashkiakja e Durrësit: Falenderoj MEK dhe doktorët amerikanë për nismën humane

11:22 - 13.12.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata e muxhahedinëve iranianë ka organizuar një aktivitet bamirësie duke ofruar vizita okulistike falas për komunitetin dhe duke ofruar gjithashtu syze falas për të gjithë nevojtarët. Një grup doktorësh të syve ka qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe kanë kryer këto vizita në kampin Ashraf3 në Manëz, në bashkinë e Durrësit si dhe në bashkinë e Kukësit.




“Me përfaqësuesit e Ashraf 3 të cilët kanë mundësuar shërbime mjekësore falas për grupet vulnerabël dhe komunitetin.

Në ambientet e shkollës “Neim Babameto” mjekët okulistë kanë zhvilluar vizitë falas dhe u kanë dhuruar syze optike 1 mijë qytetarëve të Durrësit.

Falenderova mjekët e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe përfaqësuesit e Ashraf 3 për këtë nismë humane por edhe për nisma dhe bashkëpunime të tjera që ata kanë zhvilluar prej kohësh me banorët e Manzës por edhe të gjithë qytetit tonë”, shkruan kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.