Kryesore

Përplasjet për zgjedhjen e pasuesit të Arben Krajës, Spartak Ngjela: Puna e SPAK deri tani është e dobët! Tha edhe ambasadorja që janë të trembur

15:33 - 14.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, teksa ka kritikuar punën e bërë deri më tani të kryetarit aktual, Arben Krajës.




Në një intervistë për Neës24, Ngjela u shpreh se Kraja, nga sjellja dukej i trembur, teksa nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë i përfshirë në korrupsion.

Sipas Ngjelës, Kraja nuk ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për të goditur korrupsionin dhe krimin në Shqipëri.

“Kryetari i SPAK nuk ka kompetenca të mëdha por kontroll hetimin e Byrosë Kombëtarë dhe kontrollorëve të SPAK, dhe nuk bën një sy qorr apo vesh shurdh, por i denoncon. Ky që ishte nuk pamë të bënte gjë. Nuk ka prova thotë. Kështu thonë diktaturat, nuk ka prova. Prova është fakti kryesor me të cilin mbrohet shteti. Për të eliminuar një të keqe që po i kanoset Shqipërisë çdo gjë mund të ndodhë” – tha Ngjela ndër të tjera.

Avokati u shpreh se ambasadorja Yuri Kim ka qenë aktive me Këshillin e Lartë të Prokurorisë e cila do të vendosë për kreun e ri të SPAK, teksa thekson se diplomatja mund të vendosë një njeri të saj në krye të këtij institucioni.

“Njerëzit e nxjerrin vetë konkluzionin. Pyetja lind nëse kjo zonjë që ka mbushur me optimizëm shqiptarët, do e vazhdojë ‘luftën’ me fakte?! Pozicioni i Shqipërisë është më i ndryshëm. Kanë nxjerrë non-grata një ish-kryeministër për korrupsion. Ne nuk kishim forcën tonë, na e bënë SPAK, e ndaj po presim. Ambasadorja është treguar aktive në KLP, që bënë gabim që ia lanë këtë kompetencë këtij institucioni për zgjedhjen e kreut të SPAK. Ka thënë ruajuni se unë i kam të gjitha. Pra do të vendosë një njeri të vetin atje” – u shpreh Ngjela.

Fjala e plotë e avokatit Spartak Ngjela

S’kam të dhëna, por kryetari i SPAK ishte njeri i trembur nga sjellja. Filozofia analitike më ka thënë; mos më shiko fjalët, unë shoh vetëm sjelljen. Sjellja e tij ishte e një njeri të trembur. Ose ai mund të ketë lidhje me korrupsionin. Fakti që politika amerikane nuk e rinovoi, do të thotë se ka pasur probleme. Puna e SPAK deri më tani është e dobët. Siç tha dhe ambasadorja, që janë të trembur. Se di për kë luajnë ata?!

Njerëzit e nxjerrin vetë konkluzionin. Pyetja lind nëse kjo zonjë që ka mbushur me optimizëm shqiptarët, do e vazhdojë ‘luftën’ me fakte?! Pozicioni i Shqipërisë është më i ndryshëm. Kanë nxjerrë non-grata një ish-kryeministër për korrupsion. Ne nuk kishim forcën tonë, na e bënë SPAK, e ndaj po presim. Ambasadorja është treguar aktive në KLP, që bënë gabim që ia lanë këtë kompetencë këtij institucioni për zgjedhjen e kreut të SPAK. Ka thënë ruajuni se unë i kam të gjitha. Pra do të vendosë një njeri të vetin atje.

Kryeministri ka dalë kundër mendimit amerikan, ajo është një fuqi e pavarur. Si do të paguajë ajo para që të vendosë një njeri të korruptuar në SPAK. Ajo ka thënë ka forca ushtarake në Shqipëri, se çfarë do të thotë për Shqipërinë nuk e di, por diçka ndodh në Perëndim. Kështu e bëri Greqia, reforma kot, dështonte politika amerikane, por ja ku e ke, u tërhoq ai u vendos demokracia atje. Këta duhet të kenë mendjen sepse nuk e lë politika e Perëndimi sidomos ajo amerikane nuk lë korrupsionin në Shqipëri.

Kryetari i SPAK nuk ka kompetenca të mëdha por kontroll hetimin e Byrosë Kombëtarë dhe kontrollorëve të SPAK, dhe nuk bën një sy qorr apo vesh shurdh, por i denoncon. Ky që ishte nuk pamë të bënte gjë. Nuk ka prova thotë. Kështu thonë diktaturat, nuk ka prova. Prova është fakti kryesor me të cilin mbrohet shteti. Për të eliminuar një të keqe që po i kanoset Shqipërisë çdo gjë mund të ndodhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.