Kosova

Vuçiçi komenton aplikimin zyrtar të Kosovës për anëtarësim në BE: Do të marrin përgjigje të saktë! Shkelën Marrëveshjen e Uashingtonit

18:25 - 15.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE sot, Prishtina shkeli zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit dhe se përgjigja e Beogradit do të bëhet e ditur sonte pas mbledhjes së qeverisë.




“Sot ata zyrtarisht shkelën Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për të gjitha këto do të përgjigjemi sonte pas mbledhjes së qeverisë, lidhur me kërkesat tona në lidhje me Rezolutën 1244 të OKB-së por edhe me tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve. Do të merrni një përgjigje e saktë”, ka thënë Vuçiç në pyetjen lidhur me paraqitjen e kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në BE, si dhe kur Serbia do të njoftojë se cilat shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, raporton Tanjug.

I pyetur nëse ka ndonjë përparim në situatën në Kosovë, Vuçiç tha se dje ka folur me përfaqësues evropianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide.

Vuçiç tha se në Hungari është takuar me presidenten e atij vendi, Katalin Novak, dhe me ish-kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, me qëllim që të “arrinin” së bashku dhe të diskutonin problemin me emigrantët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.