AKTUALITET

Berisha: Në SPAK ka prokurorë që mbrojnë vrasës, kompleksin “Partizani” ta hetojnë 1000 herë, s’ka shkelje!

13:22 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë të fortë kur tha se në SPAK ka prokurorë që mbrojnë dhe fshehin vrasës.




Në konferencën e përjavshme me gazatarët, Berisha u ndal tek kompleksi Partizani, për të cilin tha se edhe po ta hetojnë 1000 herë nuk do gjejnë asnjë shkelje.

“S’me ke dëgjuar kurrë që ta qortojë kurrë SPAK se pse heton apo atë dosje. Le ta hetojnë 1 mijë herë kompleksin Partizani, s’do të gjejnë kurrë shkeljen më të vogël ligjore. Po të kishin gjetur në këtë periudhë, jam fatmirësisht në hetim ndërkombëtar. Kam pasur një mik gjykatës amerikan, ishte i enturazhit të familjes së presidentit. Më thotë një herë; në një moment pa ditur gjë kisha qenë nën vëzhgim. Dy vite në vëzhgim në të gjitha mjetet. por ishte gjëja më e dobishme për mua. Kështu që s’kam asnjë gjë, përkundrazi kam çuar një ligj aty që të hiqet parashtrimi për kryeministrin. Mos të mashtrojnë që; ja këtu mund të jetë shkelur por… E kam bërë për të sfiduar të gjithë ata që përdorin korrupsioni, për të ndëshkuar antikorrupsionin në Shqipëri. E kam bërë për të ndihmuar veten time. Kryeministrat, ministrat ikin e vjedhin dhe shkojnë në parajsa, e nuk mendojnë për qytetarët”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.