AKTUALITET

“Mos heshtni, bashkohuni”/ Aktivistët marshim para ambasadës serbe në Tiranë: Tregojuni shovinistëve se ne kemi qenë dhe do jemi këtu!

11:42 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tensionet e fundit në veriun e Kosovës ka bërë që një grup qytetarësh dhe aktivistë të shoqërisë civile të nisin një marsh-proteste drejt ambasadës serbe në Tiranë. Ata dënuan thirrjet raciste të serbëve të bëra ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Me pankarta ku shkruhej “Jemi një”m aktivistët thanë se shqiptarët kanë qenë dhe do jenë në trojet e tyre.




“Mos heshtni, bashkohuni në emër të paqes dhe dinjitetit për t’i treguar jo vetëm Serbisë dhe çdo komuniteti, që shqiptarët kanë qenë, janë dhe do jenë në trojet e tyre për aq kohë sa do ketë shqiptarë”, thanë aktivistët.

“Bashkohuni ne emër të paqes për t’i treguar shovinistëve se ne kemi qenë dhe do jemi këtu”, thanë ata.

Ditët e fundit ka pasur tensione të shtuara në veri të Mitrovicës dhe kjo u shoqërua me vendosje të barrikadave në rrigë, akte këto që u panë me shqetësim dhe nga faktori ndërkombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.