AKTUALITET

“Shkelen të drejtat e njeriut dhe shkatërrohen biznese”, anëtari i KLP pyet kandidatin për kreun e SPAK: A do merrni masa ndaj prokurorëve? Dumani: Jap garanci se…

12:44 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pyetur nga anëtarët e KLP se nëse do të marrë masa për ndonjë prokuror të caktuar që shkel të drejtat e njeriut apo shpërdoron detyrën, Altin Dumani u shpreh se jep garanci që do të vejë në dijeni ILD, por tha se ligji nuk i lejon atij që të marrë vendime.




Pyetjet e anëtarëve të KLP drejtuar Dumanit:

Bëhen arrestime bombastike duke arrestuar qytetarë të dobët, jo pushtetar, në bazë të indiceve, duke prishur dhe të drejtat themelore në mënyrë të pamëshirshme dhe me faj pa faj t’i fusim në burg se i pyesim pastaj, dhe gjatë rrugës dështojnë këto hetime. Do lejoni më këto shkelje?

Sekuestrohen prona pa parë origjinën e pronës apo veprimet e procedurës, prishen biznese, shkatërrohen biznese të tëra, shkelen të drejtat e njeriut, sidomos për dy prokurorë të caktuar.

Kam dijeni se i është bërë kallëzim një prokurorit që ka shkelur këtë të drejtë… ju do të guxoni, pas indicieve që po ua bëj publikisht, të merrni masa ndaj ndonjë prokurori të caktuar që ka shkelur të drejtat dhe ka shpërdorur detyrën.

Dumani: Sa i takon përgjimeve të nivelit të provave, ne kemi  një mekanizëm kontrollues, Gjykata. Drejtuesi në vlerësimin tim as shkresën përcjellëse apo sekuestro nuk duhet ta firmosë drejtuesi por prokurori që ka çështjen. Patjetër do jemi ndjeshëm nëse vihem përballë shpikjeve. Në çdo rast që konstatoj vë në dijeni ILD dhe të shikojnë ata mundësin e fillimit të një procesi disiplinor. Këtë e jap garanci, dhe jam vërtetë shumë i motivuar për ta bërë sepse ndjekja penal nuk duhet të shkojë në kurriz të qytetarëve.

Edhe sa i përket sekuestrimit të pronave, i takon gjykatës, por kur ka ankues lidhur me procedurën, me aq sa ka mundësi drejtuesi, do vlerësoj maksimalisht çdo ankesë por brenda hapësirës që më lejon ligji do veproj. Unë nuk marr dot vendim por vë në dijeni të gjitha institucionet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.