Kronikë

FOTO/ Ja kush është Kreshnik Çerçizaj, 41-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Greqi

12:16 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është Kreshnik Çerçizaj, 41-vjeçari që u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë në lokalin në Athinë.




41-vjeçari, me precedent të ndryshëm penal, humbi jetën në vendngjarje. Në fotot e publikuara nga mediat greke ai shihet në dyshemenë e lokalit gjysmë i zhveshur në një pellg me gjak.

Kreshnik Çerçizi

Kreshnik Çerçizaj ishte në tavolinë së bashku me shqiptarin Armando Ogranaja, i cili gjithashtu nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

44-vjeçari i cili u qëllua në gjoks dhe stomak, u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Armando Ogranaja2
Armando Ogranaja

Atentatori hyri në ambientet e lokalit i veshur me të zeza dhe me fytyrën e mbuluar me maskë kirurgjikale dhe ekzekutoi dy shqiptarët.

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë, teksa klientët e panikosur vrapojnë të shpëtojnë pas të shtënave me armë.

Një 31-vjeçare greke mbeti gjithashtu e plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit dyshohet se kishte një bashkëpunëtor që e priste jashtë ambienteve të lokalit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.