Kronikë

FOTO/ U vra mbërmjen e djeshme në Athinë, ja kush është 44-vjeçari nga Vlora

11:34 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi në foto është Armando Ogranaja, një nga viktimat e atentatit mafioz në Greqi. 44-vjeçari u qëllua me dy plumba, një në kraharor dhe një në stomak, teksa qëndronte i ulur në tavolinën e një lokali së bashku me viktimën tjetër Kreshnik Çerçizi.




Ai u dërgua në spital por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. 44-vjeçari rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe për lojërat e fatit.

Ndërsa Kreshnik Çerçizi u qëllua me dy plumba në kokë dhe humbi jetën në vendngjarje. E plagosur nga atentati mafioz ishte dhe një vajzë greke, e cila qëndronte e ulur në një tavolinë ngjitur me viktimat.

Ndërsa një klient tjetër u dëmtua pasi u rrëzua në përpjekje për tu larguar nga frika pas të shtënave me armë.

Atentatori hyri brenda lokalit mbrëmjen e së dielës (18 dhjetor) i veshur me të zeza dhe fytyrën mbuluar me maskë kirurgjikale. Ai nxori pistoletën nga xhepi dhe qëlloi gjakftohtësish dy shqiptarët, pa i interesuar se lokali ishte i mbushur me klientë.

Pas vrau dy shqiptarët, atentatori u largua në këmbë nga vendngjarja ndërsa mësohet se u ndihmua nga një bashkëpunëtor që qëndronte jashtë lokalit./ Panorama.al

Armando Ogranaja2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.