AKTUALITET

Pësoi djegie së bashku me babain e tij pas shpërthimit të bombulës, ndërron jetë në spital 34 vjeçari nga Maliqi

19:33 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë Taulant Konica, 34 vjeçari i cili prej mbrëmjes së 17 dhjetorit, trajtohej në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u dërgua pas shpërthimit të bombulës së gazit brenda banesës së tij në Maliq të Korçës.




Shpërthimi ndodhi rreth pasdites së 17 dhjetorit brenda banesës në pronësi të 59 vjeçarit, Refat Konica i cili po ashtu po trajtohet ende tek spitali i Traumës. I plagosur ka mbetur edhe familjari i tyre A.M, 40 vjeç i cili ndodhej me ta në momentin e shpërthimit.

Të tre të plagosurit, u nisën drejt spitalit të Korçës por për shkak të djegieve të shumta të pësuara, u dërguan për në spitalin e Traumës për një trajtim më të specializuar. Por fatkeqësisht, 34 vjeçari, nuk arriti t’u mbijetonte djegieve të shumta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.