AKTUALITET

Postimi i Messit pas finales do të “thyejë” të gjitha rekordet në Instagram

16:16 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, shtëpia franceze e modës Louis Vuitton, nisi fushatën e saj të re reklamuese, u bë një… rrëmujë pasi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u fotografuan duke luajtur një lojë shahu (në lojën e kompanisë, sigurisht).




Ajo foto e Ani Leibovitz bëri bujë me postimin e Cristiano Ronaldos në llogarinë e tij në Instagram duke grumbulluar 41,947,378 pëlqime deri më sot, që ishte performanca më e mirë nga një person sportiv në platformë deri pak orë më parë.

Postimi përkatës i Messit në llogarinë e tij mblodhi 32,237,042, që e vendosi atë në vendin e 5-të, por tani kapiteni i Kombëtares së Argjentinës mban një tjetër rekord.

Postimi i tij pas triumfit të Albiceleste në finalen e Botërorit të futbollit, pas vetëm 17 orësh ka grumbulluar 43,381,554 pëlqime dhe tashmë është në vendin e parë, sa i përket postimeve të personaliteteve nga fusha e sportit.

Një paraqitje e frikshme, e ngjashme me atë që bëri asi i Paris Saint-Germain në Katar, por që kërcënon të thyejë rekordin e postimit më të pëlqyer në historinë e Instagramit në përgjithësi!

Numri magjik është 56,210,159 pëlqime që mori një foto me një… vezë në fillim të 2019-ës!

“Rekordi botëror i vezëve”, siç është titulli i faqes që ka ngarkuar këtë foto, siç shpjegojnë krijuesit e saj në postimin e tyre “është bërë për të thyer rekordin e më shumë pëlqimeve në Instagram që Kylie Jenner ka me 18 milionë”.

Kështu veza e famshme mori tre herë më shumë pëlqime se modelja e njohur-personalitet televiziv, por Lionel Messi po vjen me bujë për të pushtuar edhe këtë majë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.