Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e të martës në qytetin e Peqinit, ku është krehur e gjithë zona.
Panorama ka siguruar pamjet e aksionit të forcave të shumta të policisë, ku mësohet se janë kontrolluar disa ambiente, banesa, në të cilat dyshohet se fshiheshin persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.
Burimet thanë për Panorama.al se aksioni kishte si synim gjetjen e personit të shumëkërkuar nga policia, Talo Çela.
Aksioni policor është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, miratuar dhe nga Gjykata e Posaçme GJKKO.
Shfaq Komentet (0)