AKTUALITET

Publiku voton ndryshe nga juria e Festivalit të 61 të këngës, Albina Kelmendi dhe familja e saj do të prezantojnë vendin tonë Eurovizion

07:22 - 23.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rrëmbyer çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngët, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision.




Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.

Kënga fituese “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi flet për një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme, duke vënë thelbin tek familja dhe rëndësia e saj dhe e dashurisë.

“Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së cmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.

Fitorja e Albinës ka qenë surprizë, pasi juria profesionistevendosi që vendin e tretë t’ja jepte 2Farm, vendin e dytë Albina Kelmendit, ndërsa vendin e parë Elsa Lilës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.