Kryesore

“Perëndimi provokon!”- Lufta në Ukrainë, Erdogan: Nuk kërkon ndërmjetësim siç bëmë ne me korridorin e grurit

21:48 - 25.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Perëndimi nuk ka ndërhyrë seriozisht për të ndërmjetësuar krizën në Ukrainë.




Erdogan u shpreh se “Perëndimi vetëm provokoi dhe nuk u përpoq të ndërmjetësonte krizën në Ukrainë”.

Kjo deklaratë e liderit rus u bë gjatë një takim me të rinjtë në Erzurume, raporton “RIA Novosti”.

“Perëndimi vetëm sa ka intensifikuar elementet e provokimit dhe nuk është përpjekur të jetë ndërmjetës mes dy palëve. Ne si Turqi e kemi marrë këtë rol, në veçanti në lidhje me korridorin e grurit të Detit të Zi”, shtoi Erdogan.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti dhe pavarësisht ndërhyrjes së Perëndimit për t’i dhënë fund konfliktit, ende nuk ka një “dritë jeshile” për këtë gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.