![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri i Hungarisë, Orban mori sot kritika të ashpra nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. Në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, nënvizohet se deklaratat e fundit të Orbanit “demostrojnë një mungesë patologjike respekti për Ukrainën dhe popullin ukrainas që po lufton kundër pushtuesve rusë”. Kievi akuzon kryeministrin e Hungarisë për “miopi politike”.
Kjo është përgjigja e qeverisë ukrainase ndaj komenteve që Orban bëri në një intervistë për Krishtlindjet në gazetën Magyar Nemzet, në të cilën ai pak a shumë pretendonte se lufta mund të përfundonte nëse SHBA ndalonte ndihmën ushtarake për Ukrainën.
“Ukraina mund të vazhdojë të luftojë vetëm për sa kohë që SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin atë me armë dhe para. Nëse amerikanët duan paqe, atëherë do të ketë paqe”, tha Orban në intervistën e publikuar të shtunën.
“Udhëheqësi hungarez duhet të pyesë veten nëse ai dëshiron paqe” u përgjigj Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke theksuar se Orban në thelb i referohej një disfate të Ukrainës, edhe pse një veprim i tillë do të rriste gjithashtu rrezikun e një pushtimi të mundshëm rus të Hungarisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje janë të tensionuara. Kryeministri i Hungarisë është përpjekur vazhdimisht të bllokojë mbështetjen e BE-së.