AKTUALITET

EMRI/ Debatoi me kreybashkiaken pasi i kishin hequr ndihmën ekonomike! 58-vjeçarja humb jetën në ambientet e Bashkisë Lushnje

11:13 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 58 vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnje.




Mësohet se Shpresa Cani, ka shkuar ë zyrat e  bashkisë  për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale.

Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes se emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyre.

Më pas 58 vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës shtetesja Shpresa Cani kishte ndërruar jete në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurorin e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes se 58 vjeçares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.