AKTUALITET

Humbi jetën brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes/ Flasin familjaret e 48-vjeçares: Kishte shkuar për…

13:09 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjaret e 48-vjeçares,q ë humbi jetën brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes, kanë treguar se ajo kishte shkuar për të bërë letrat e KEMP-it.




Ato thanë për mediat se vdekja e Shpresa Canit ishte e parapritur, duke shtuar se “iku në Bashki me këmbët e veta” dhe u kthye me arkivol.

“Kishte vajtur për të bërë letrat, atje kishte rënë tek dera”, tha njëra prej tyre.

“Na erdhi haberi që ka vdekur Shpresa, shkuam në Lushnje e gjetëm të vdekur. Ishte vetëm fare. Ajo kishte vëllain, kunatën e babain”, u shpreh një tjetër familjare.

“Ishte vdekje e papritur, iku me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Kishte shkuar tek Bashkia për letrat e KEMP. Mbesa ishte talasemike, merrte gjak. Kur thanë vdiq atje ne u habitëm, ishte e papritur”, rrëfeu një tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.