AKTUALITET

“A mund të ketë më vit të ri pas kësaj?”, Korreshi reagon ashpër për vdekjen e 48-vjeçares tek Bashkia Lushnje: Kjo është panorama e qeverisjes

12:16 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas lajmit të rëndë ku një 48-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjes pas debatit të ashpër që ka pasur me punonjësit pasi i kishin hequr asistencës, si dhe takimit me kryebashkiaken, ka reaguar deputeti demokrat Saimir Korreshi.




Deputeti i Lushnjes ka ngushëlluar familjarët e të ndjerës, ndërsa shprehet se kjo është “kartolina” më e shëmtuar në këtë prag Viti të Ri.

“A mund te kete me vit te ri pas kesaj ?? A ka kartoline me te shemtuar se kjo?? Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky eshte realiteti.  Shikoni neper dyqane artikulli qe eshte shitur me shume jane kofshat e pules ato qe kushtojne 300 leke kilogrami. Nuk kane mundesi te blejne gjel deti e ta festojne tradicionalishte. Kjo eshte panorama e qeverisjes.

Mjerim! Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni. Dyer shteterore te mbyllura! Arroganc! Ngushellime familjes se te ndjerës”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.