AKTUALITET

Merr flakë autobuzi në Lushnje, shoferi nxjerr me urgjencë pasagjerët

16:07 - 01.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një autobus i transportit interurban është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lushnjës pranë rrethrrotullimit të Savrës.




Bëhet me dije se autobusi i përket linjës së udhëtimit Tiranë-Skrapar, ndërsa bëhet me dije se zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit.

Sakaq, bëhet me dije se nuk ka njerëz të plagosur pasi shoferi ka nxjerrë jashtë mjetit menjëherë pasagjerët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.

Nuk ka dëme në njerëz

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.