Horoskopi

“Do kenë sukses të madh në punë”, Astrologia tregon çfarë ju pret sipas shenjës së horoskopit në javën e parë të vitit

08:15 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin javor të parë për vitin 2023 dhe ka ndarë yjet për çdo shenjë. Ajo është treguar disi “dorështrënguar” pasi për këtë javë asnjë shenjë nuk ka marrë 5 yje…




Dashi- 3 Yje. Do jenë në një javë të fuqishme për familjen. Çështjet personale dhe familjare do të kundërshtohen, por familjes duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe sepse kemi hënën e plotë në gaforre.

Demi- 1 Yll. Është një nga shenjat që nuk do e ndiejnë mirë fillimin e vitit, por mos të mërziten sepse energjinë do e kenë brenda dhe do përgatiten për mirë për në pranverë, por për momentin do jenë pak më të mbyllur.

Binjakët- 2 Yje. Do merren shumë me çështjet sociale, me shoqëri dhe flirtet, por nuk do lejohen  nga disa praktika të shkojnë atje ku duan. Do merren me paraqitjen e tyre në shoqëri.

Gaforja-3 Yje. Hëna e plotë është në shenjën e tyre. Do përgatiten për karrierë për gjëra të rëndësishme në jetën personale, por mbi të gjitha familja do jetë edhe për gaforret tendencë e kësaj jave.

Luani- 3 Yje. Do merren shumë me bashkëshorten apo bashkëshortin. Kjo do  jetë java që do i japim vëmendje, ose do detyrohen ti japin partnerit në çift.

Virgjëresha- 3 Yje. Do kenë sukses të madh në punë, do jetë periudha që do japi direkt ngjyrimin ekonomik.

Peshorja- 4 Yje. Java e parë i gjen mirë, do kenë fejesa martesa, mblesëri.

Akrepi- 4 Yje. Do kalojnë shkëlqyer në shtëpi në familje, do vendosin për bashkëjetesë, ose për një takim shumë romantik.

Shigjetarët- 3 Yje. E fillojnë vitin me shumë energji, por nga që do kenë dhënë shumë energji, ndoshta nuk po e japin direkt këtë bumin, ose do kenë harxhuar shumë para dhe nuk do jenë në formë për fillimin e vitit.

Bricjapi- 1 Yll. Do merren me çështje familje, do jenë gjithmonë të fokusuar aty. Do duan të bëjnë shtëpi, të bëjnë një biznes familjar. Por do mendohen gjatë për këtë.

Ujori- 3 Yje. Afërdita  në shenjën e tyre do bëjë mrekulli, me gjëra që nuk duan të jenë shumë të afërta me ta.  Me Afërditën në shenjën e tyre,  do bien në sy, do kenë sharm dhe do bëjnë “show”.

Peshqit- 4 Yje. Do merren shumë me ekonominë, po të lozin “leku te  byreku” do kenë fat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.