Kosova

Dhunohet seks*alisht e mitura në Kosovë/ Autori e kërcënonte me jetë, pas aktit shpërndan pamjet në TikTok

10:19 - 04.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër rast abuzimi është raportuar në Kosovë, ku një e mitur është përdhunuar për disa muaj resht në një hotel në Ferizaj.




Mediat kosovare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit që lamë pas por e mitura e ka denoncuar rastin vetëm disa ditë më parë.

Mësohet se i dyshuari e kishte dërguar vajzën në motel dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke përdorur dhunë dhe kërcënime se do ta vriste në rast se nuk i përgjigjej thirrjes së tij për të kryer marrëdhënie.

Rasti bëhet akoma më i rëndë, pasi autori pas aktit ka publikuar pamjet në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Pas denoncimit, autoritetet janë vënë në ndjekje të të dyshuarit por sipas familjarëve të tij, ai ndodhet jashtë shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.