AKTUALITET

Dorëheqjet e policëve serbë në veri, shpallet konkursi për efektivët e rinj

16:40 - 04.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dorëheqjes së policëve serbë në veri, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e policëve të rinj. Në dokumentet që janë publikuar në faqen zyrtare, tregohen edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë.




“Policia e Kosovës shpall konkurs – Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.