AKTUALITET

Emri/ Motra e tij u arrestua për mashtrim, dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit

15:42 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo ka dhënë dorëheqje këtë pasdite, vetëm një javë nga arrestimi i motrës së tij.




Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes, por Partia Demokratike shkruan se largimi i tij është firmosur me urdhër nga lart.

Kujtojmë se motra e Johanit, Viola Sterios është arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të parave.

Kjo e fundit punonte si drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Kanë qenë disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci që denoncuan Viola Sterjon të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte tek politikanë në Tiranë që ata të përfitonin financime nga AZHBR.Dyshohet se Sterjo u ka marrë qytetarëve të ndryshëm shumë që variojnë nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milion euro.

Gjykata e Korçës e la nën masën arrest me burg për mashtrim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.