AKTUALITET

Plagosjet në Kosovë, Beogradi nis propagandën: Tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë

19:29 - 06.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë në Shterpcë ka ndodhur gjatë ditës, ku kanë mbetur të plagosur dy qytetarë serbë të Kosovës. Për këtë ka reaguar zyra e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila drejtohet nga Petar Petkoviç. Kjo zyrë thekson se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.




“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim, transmeton Kosovaonline.

Sipas tyre, ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe, e nxitur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do t’u ofrojë familjeve dhe të lënduarve të gjithë ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.