Kosova

“Arma ka qenë me leje”/ Plagosi 2 të rinj serbë në Kosovë, flet xhaxhai i ushtarit të FSK-së: E bëri për vetëmbrojtje!

20:54 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarë të ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, që plagosi 2 të rinj serbë në Shtërpcë të Kosovës, janë shprehur se ai e kreu veprimin e tij për vetëmbrojtje.




Xhaxhai i Azemit, Afrimi, në një intervistë për ‘Nacionalen’ tha se nipit të tij i ishte bllokuar rruga nga persona të panjohur, ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rastin. Pak dimë edhe ne, por e dimë që iu ka blloku rruga edhe në mbrojtje ka gjuajtur. Ai (Azemi) ka qenë duke kalu andej. Arma sigurisht që ka qenë me leje”, tha Afrim Kurtaj.

Kur u pyet se ku e kishte marrë armën pjesëtari i ushtrisë, xhaxhai i tij tha se e kishte me leje.

“Arma sigurisht që ka qenë me leje”, tha ai duke mos dashur që të komentonte më shumë.

Nga familja e tij kanë sqaruar se në momentin kritik, ushtari kishte qenë duke udhëtuar me makinën e tij të tipit Golf 5 ngjyrë hiri.

Avokati sqaroi se gjendja emocionale e Kurtajt është e rëndë pas asaj që ka ndodhur të premten pasdite. Ai shtoi se në bazë të asaj se çfarë i ka thënë ushtari, veprimi ka ndodhur në vetëmbrojtje.

“Nesër e kemi seancën dëgjimore. Në këtë fazë, klienti im e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje tash për tash. S’kemi shumë informacione, sepse ende s’e kemi takuar. Rasti, sipas klientit tim, ka ndodhur në vetëmbrojtje. Duhet me folë tash me klientin e me i sqaru rrethanat. Dje ka qenë i shqetësuar, i traumatizuar. Nuk e ka pritë që po ndodh diçka e tillë”, i tha Nacionales Naim Ferati, avokat i ushtarit Azem Kurtaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.