LAJMI I FUNDIT

Keni dhimbje fyti dhe sekrecione/ Mjekja jep alarmin: Vizitohuni menjëherë, komplikacionet janë pjesë e kësaj sëmundje jo virozë e stinës

13:32 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpos pandemisë Covid-19 vendi ynë po përballet me një numër të lartë të prekurish nga virozat e dimrit.




Autoritet shëndetësore bëjnë me dije se një numër i madh pacientësh po paraqiten pranë mjekëve me dhimbje veshi, ku theksojnë se kjo simptomë po shfaqet nga virozat që po prekin traktin e sipërm respirator.

Mjekja Evis Bendo tha për ‘TopCHannel’ se  simptoma që prek veshin ka lidhje të drejtpërdrejtë me hundën, çka sjell dhe bllokimin e kësaj të fundit pasi nuk ka një ajrosje dhe për shak krijohet infeksion.

“Kohët e fundit kemi shtim të virozave dhe si rrjedhim edhe shtim të problemeve të veshit. Shtim i rasteve me dhimbje të e veshit vjen zi rezultat i virozave që prekin traktin e sipërm respirator, sepse ka një lidhje të drejtpërdrejtë të hundës me veshin dhe bllokimi i hundës sjell një mos ajrosje të veshit të mesit dhe më pas si rrjedhojë një infeksion të tij”, tha ajo.

Sakaq sqaron se personat të cilët kanë shqetësime nga veshi, duhet të vizitoheni tek mjeku, në mënyrë që mos të shfaqen komplikacione të tjera.

“Fillon si virozë e thjeshtë me bllokim hunde, sekrecione nga hundët mbase pak dhimbje fyti dhe normalisht mjekimi është simptomatik. Pastaj nëse fillon dhimbja e veshit pacienti duhet te drejtohet tek mjeku. Infeksionet e veshit ka raste që mund te kalojnë me kalimin e virozës pa mjekim specifik por edhe komplikacionet janë pjesë e historisë së sëmundjes nëse nuk mjekohet siç duhet. Do insistoja që në rast se fillon dhimbja e veshit pacienti të vizitohet”, shtoi Bendo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.