Kryesore

‘Gripi po godet më fort fëmijët sesa COVID-19’/ Mjeku ngre alarmin: Vaksinat duhet të ishin sjellë në vjeshtë dhe jo fund tetori, të vegjlit po vuajnë më shumë

15:37 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka reaguar lidhur me virozat që po përballen qytetarët ditëve të fundit, ku raste të shtuara ka pasur edhe në spitalet përpos pandemisë së COVID-19.

Mjeku pohon se gripi po godet më fort fëmijët se COVID-19 dhe se po i shkakton lodhje të madhe, pasi nxit temperaturë të lartë në trup.

Alimehmeti ndan shqetësimin për numrin e ulët të mjekëve krahasuar e banorët ku për shkak të kësaj të fundit, pacientët detyrohen të shkojnë në spitale edhe pse duhet të trajtohet si virozë.

“S’është Covid, është grip. Fatmirësisht Covid-i s’godiste fëmijët kaq fort sa gripi. Fatmirësisht humbje jete nuk ka. Por ky kuadri klinik me temperatura 39-40, më lodhje të madhe…Duhet të marrim parasysh që trupi e rrit temperaturën që t’i bëjë ballë virusit. Po t’i shohim 380 rastet në spital, jam i bindur që ¾ s’kanë qenë për spital, por është shqetësimi i prindërve. Numri i mjekëve për banorë është i vogël në Shqipëri dhe ku do shkojnë, në spital do shkojnë. Kjo trajtohet si virozë, nuk do antibiotik. A ka raste që mund të agravohen? Patjetër që ka, por rutina është që pas 3-4 ditësh situata kthehet në normalitet. Dikur edhe Covid-i te familja e gripit do të shkojë”, u shpreh mjeku.

Sakaq theksoi se sensibilizimi lidhur me gripin duhet të kishte nisur në vjeshtë dhe verë, por nuk ka ndodhur si duhet pasi vaksinat janë paraqitur në fund të tetorit.

“Sensibilizimi tani është i kotë sepse jemi në janar. Duhet të ndodhte në verë dhe vjeshtë. Në nivele minimale ka ndodhur. Duhet të shkojmë edhe përmes medias. Informacioni duhet të jetë i vazhdueshëm dhe duhet bërë 10 herë më shumë. Që në verë e pamë Australinë, ne e dinim se çfarë do ndodhte në dimrin tonë, kishim kohë për t’u përgatitur, por përgatitja la për të dëshiruar. Vaksinat paraqiten në dogana në fund të tetorit, kur presupozohet të ketë mbaruar fushata. 0-5 vjeçarët po e vuajnë më shumë, sepse ka tre vjet që gripi nuk kalon. Nuk kanë pasur asnjë mundësi ta takojnë gripin më parë. Ne hyjmë në një cikël panik-neglizhim. Çdo janar është kjo histori, ne duhet të jemi konkret, konstant, që kur të vijë janar-shkurti të jemi të përgatitur, tha ai për MCN.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.