LAJMI I FUNDIT

A do të shkrihet Bordi i Transparencës? Balluku ‘ia lë topin’ ministres së Financave: Ne e mirëpresim, vendimin e marrin ata

15:46 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë konferencës me gazetarët tha se Bordi i Transparencës mund të shkrihet, por vendimi i takon ministrisë së Financave.




Balluku tha se çmimin i naftës në bursë është stabilizuar dhe se mund të ketë diskutime për të ndaluar punën e Bordit të Transparencës, por shteti do monitorojë vijueshmërinë.

“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi. Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi. Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, deklaroi Balluku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.