AKTUALITET

Ish këshilltari i Trump zbulon ‘prapaskenat’ për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës: Unë e mendoja të drejtë! BE nuk e pranonte

22:35 - 10.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

John Bolton, ish këshilltari i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare gjatë kohës që ky i fundit ishte president i SHBA-ve, ka folur mbi shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për media të huaja, ai deklaroi se më herët, ka pasur bisedime për një marrëveshje të tillë mes dy vendeve. Bolton tha se ish kryeministri britanik, Tony Blair e kishte takuar për t’i folur mbi këtë ide por nuk u zhvillua më tej për shkak se politikisht nuk u pranua në të dy vendet.




“Nuk e sugjerova këtë unë, po flisnin për këtë. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësja, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë”-ka thënë Bolton.

Mes të tjerash Bolton, ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, rreth kësaj çështje.

“Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqën më shumë se palët, nuk mund të inponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja për shkëmbim të territoreve, por çelësi ka qenë që dy shtetet të pajtoheshin pa u impunuar nga dikush tjetër”- ka thënë ai.

Në fund, rreth kësaj çështje, ai konfirmoi se pavarësisht se kjo ide nuk ishte përkrahur nga Bashkimi Europian, Bolton personalisht mendon se do të ishte një marrëveshje e drejtë.

“Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do ta perkrahnim dhe ende mendoj që është e drejtë.” – ka deklaruar Bolton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.