AKTUALITET

Situata e COVID-19 në vend/ 47 raste të reja, nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

18:23 - 10.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 47 qytetarë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Nuk ka asnjë humbje jete.




Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 679 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, 9 në Vlorë, 6 në Fier, 3 në Shkodër, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Durrës, Klos, nga 1 qytetarë në Mirditë, Patos, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Berat, Kuçovë, Belsh.

Janë 237 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,153 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Janar 2023)

Raste të reja ditore 47

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 679

Testime totale 2,023,107

Raste pozitive 332,986

Raste të shëruara 329,153

Raste Aktive 237

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148

Fier 27

Durrës. 10

Vlorë 18

Gjirokastër. 9

Berat. 9

Kukës. 2

Lezhë. 3

Dibër. 4

Shkodër 6

Elbasan. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.