Horoskopi

Horoskopi kinez parashikon se këto do të jenë tre shenjat që do të ‘lundrojnë’ në para gjatë 2023-shit

19:48 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parashikimi i horoskopit kinez ka zbuluar se cilat do të jenë disa nga shenjat që do të pasurohen gjatë vitit 2022.




Ndryshe nga horoskopi tradicional që njohim ne, kinezi nuk ka të bëjë fare me ata që i njohim të gjithë ne, pasi ato kanë emra kafshësh.

Disa nga këta emra janë: tigri, dragoi, gjarpri e të tjerë. Çdo cikël fillon gjithmonë me miun dhe përfundon me derrin dhe 2023 sipas astrologjisë kineze është viti i lepurit.

Më poshtë do të gjeni se cilës shenjë i përkisni dhe nëse bëni pjesë tek grupi i fatlumëve që do të pasurohen:

Lepuri

Lepujt do kenë një vit shumë të mbarë dhe madje do mund të hapen profesionalisht dhe të krijojnë njohje të reja të cilat do u sjellin më shumë të ardhura. Fitimet nuk do të vijnë në tremujorin e parë, por do të ketë shenja pozitive nga fillimi i vitit dhe pas muajit mars do të shohin kuletat e tyre duke u mbushur.

Dhia

Dhia dhe lepuri janë personazhe të ngjashëm dhe në vitin 2023 i përkasin shenjave të zodiakut kinez që do të përfitojnë edhe nga viti i lepurit. Në mënyrë të veçantë, ata do të jenë në gjendje të stabilizojnë sektorin e tyre financiar në gjysmën e parë të vitit dhe të mbyllin vrimat e viteve të mëparshme, ndërsa nga gjashtëmujori i dytë e në vazhdim do të shohin rritje të madhe të fitimeve të tyre.

Qeni

Qeni gjithashtu i përket shenjave të zodiakut që janë jashtëzakonisht të pajtueshëm me lepurin dhe do të përfitojnë veçanërisht nga viti i lepurit. Viti 2022 ishte një vit që i shqetësoi mjaftueshëm dhe kështu në vitin 2023 do të mund të marrin frymën që u duhej. Në veçanti, ata do të mund të parashtrojnë plane në lidhje me karrierën e tyre për të cilën kanë menduar prej kohësh, si dhe ka shumë mundësi që t’u vijnë para të papritura që ata vetë nuk i kanë llogaritur.

Sakaq gjeni dhe vitet të cilët identifikojnë shenjën në horoskop:

Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970, 1958, 1946, 1934, 1922, dhe 1910

Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969, 1957, 1945, 1933, 1921, dhe 1909

Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968, 1956, 1944, 1932, 1920, dhe 1908Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967, 1955, 1943, 1931, 1919, dhe 1907

Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966, 1954, 1942, 1930, 1918, dhe 1906

Gjarpri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965, 1953, 1941, 1929, 1917, dhe 190

Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964, 1952, 1940, 1928, 1916, dhe 190

Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963, 1951, 1939, 1927, 1915, dhe 1903

Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962, 1950, 1938, 1926, 1914, dhe 1902

Bualli: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961, 1949, 1937, 1925, 1913, dhe 1901

Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960, 1948, 1936, 1924, 1912, dhe 1900

Derri: 2007, 1995, 1983, 1971, 1959, 1947, 1935, 1923, 1911, dhe 1899


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.