AKTUALITET

Vajza 16-vjeçare përfundoi pa ndjenja në spital pas bullizmit në shkollë, nutricionisti: Fasada dhe pamja e jashtme po distancojnë vajza nga grupet shoqërore

16:16 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nutricionisti Altin Joka ka rrëfyer sërish historinë e 16-vjeçares nga Tirana e cila përfundoi pa ndjenja në spital, pasi bullizmit nga shokët e klasës.




Joka për ‘News24’ tha se e reja u shtrua në spital si pasojë e një diete ekstreme pas bullizmit që ka kaluar lidhur me pamjen e saj të jashtme pasi ishte mbipeshë.

Sakaq shtoi se ‘imazhi ideal’ që reklamohet në rrjete sociale, po bën që shumë nxënës të distancohen nga grupet shoqërore pasi klasifikohen nga pamja e jashtme.

“Duke parë në punë e përditshme. Tre faktorë më kanë bërë përshtypje. Së pari është aftësia e bullizimit, obeziteti është i madh në Shqipëri. Së dyti, niveli i fasadës dhe pamjes së jashtë është shumë i madh. Kush nuk është brenda paraqitjes vizuale, përpiqen të largohen nga grupet shoqërore. Së treti janë familjet, indiferentizmi i tyre. Nga 15 raste, vetëm 2 i kanë analizuar këto raste. Përgjithësisht i neglizhojnë. Nëna e vajzës është ajo që më është drejtuar. Më ka komunikuar para Vitit të Ri, për të organizuar një dietë. Unë hulumtoj detajet për të parë dhe faktorët e obezitetit. Tiktoku ka ndikuar po ashtu. Kishin ndodhur ngjarjet dhe në shkollë”, ka thënë Joka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.