AKTUALITET

“Rama gënjeu sërish edhe për Louis Vuitton”, Vasili: Kryeministër karagjoz. Marka prestigjioze pohoi se çanta nuk ishte prodhruar prej tyre

19:43 - 13.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi për çantën Louis Vuitton me flamurin shqiptar mori vëmendjen e opinionit publik.




Ishte kryeministri Edi Rama që gjithashtu në fillim të janarit publikoi një foto në Facebook duke u shprehur: “Çanta e re e shtëpisë së madhe e modës Louis Vuitton”, bashkangjitur fotos. Duke e paraqitur në këtë mënyrë si prodhimin më të ri të shtëpisë së modës Louis Vuitton.

Por më pas rezultoi ajo ishte pjesë e një koleksioni të limituar të vitit 2018 nga marka JAY AHR e stilistit Jonathan Riss, që përfshin thuajse 130 flamuj nga shtete të ndryshme të botës.

Çantat e këtij koleksioni janë çanta vintazh Louis Vuitton, të ripërdorura nga Jay Ahr.

Ndërkohë deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar.

Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se kryeministri gënjeu sërish për Lousi Vuitton duke e cilësuar si një njeri të paturp.

Statusi nga Petrit Vasili:

Rama genjeu prap edhe per Louis Vuitton, medet cfare karagjoz kryeminister

Or po ky Rama eshte i paturp i lindur!

Sa filloi viti i 2023 dhe genjeu per çantat me flamur shqiptar, qe gjoja ishin te Louis Vuitton!

Louis Vuitton pergenjeshtroi mufkën e karagjozit Rama duke pohuar se nuk jane çanta te prodhuara prej tyre.

Rama eshte po i njejti karagjoz, qe ne kohen e Pandemise Edi Rama genjeu shume trashe duke shitur Videot e protestave ne Algjeri sikur ishin policia ne Spanje qe shperndante me dhune qytetaret per Covidin.

Rama eshte po i njejti karagjoz qe genjeu e tha

Zvicra kishte vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre”!

Rama eshte po i njejti karagjoz qe tha se Alabari po nderton ne Kroaci kur kishte dy vjet qe e kishin perzene pa filluar fare!

Medet Shqiperi çfare karagjozi shkollepak ke qe genjen qe sa zgjohet edhe deri sa fle.

“Faktoje” iu drejtua me anë të postës elektronike shtëpisë së modës Louis Vuitton më 10 janar.

Në përgjigjen zyrtare, më 13 janar, një përfaqësuese e Louis Vuitton i shkruajti Faktojes duke saktësuar se “krijimi është nga një palë e pavarur dhe nuk është pjesë e katalogut” të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.