AKTUALITET

‘Kontrollojnë tregun e kokainës’/ “The Sun” publikon hartën dhe fotot: Kullat ku jetojnë anëtarët e bandës shqiptare

20:45 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bandat shqiptare të krimit të organizuar kanë marrë vëmendjen e mediave britanike, të cilat pothuajse çdo ditë zbulojnë detaje.




The Sun” sot sërish ka publikuar një artikull ku në qendër janë bandat që operojnë në Britani, ku mes tyre janë edhe ato shqiptare.

Sipas medias britanike, “rrjeti sekret i selisë së bandave të Britanisë është i përhapur në të gjithë vendin. Ata jetojnë në pallate, rezidenca apo kështjella”.

“Por pas dyerve të përforcuara të këtyre qendrave të krimit shtrihet një botë dhomash paniku, dyqane armësh dhe luksi të jashtëzakonshëm”.

“The Sun” ndalet tek banda shqiptare “Hellbanianz”, anëtarët e të cilës jetojnë në disa kulla në pronën Gascoigne në Barking.

“Në blloqet e kullave në pronën Gascoigne në Barking, gangsterët e armatosur shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundsh në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan e përditshmja britanike. “Duke u mburrur me flotat e Rolls Royces dhe Betleys, Hellbanianz janë tregtarë ambulantë dhe zbatues të Mafias Shqiptare”.

“Me miliona fitime, mafiozët ballkanikë kryejnë gjithashtu grabitje të armatosura në të gjithë kryeqytetin dhe mendohet se takohen pranë pijetores Kings Lounge”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.