LAJMI I FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Inter-Verona, Inzagi surprizon me zgjedhjet e bëra

20:26 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të startojë në orën 20:45 dueli mes Interit dhe Veronës i vlefshëm për Serinë A italiane. Zikaltërit do të kërkojnë triumfin pas barazimit në javën e kaluar ndaj Monzës, ndërkohë në krahun tjetër Verona vjen në këtë përballje pas triumfit 2-0 ndaj Kremonezes.




Kjo do të jetë përballja e fundit e ditës së sotme në Serinë A italiane. Për sa i përket formacioneve zyrtare, Inzagi ka surprizuar me titullarët, duke lënë në stol Kristjan Asllanin. Edhe pse shqiptari zhvilloi paraqitje fantastike ndaj Parmës, nuk është preferuar nga tekniku italian.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Onana; Shkriniar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Galjardini, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko; Xheko, Lautaro. Trajner: Inzaghi.

VERONA (3-4-2-1): Montipo; Davidovicz, Hien, Çeçerini; Depaoli, Tameze, Iliç, Doig; Lazoviç, Kallon; Djuriç. Trajner: Zafaroni./PANORAMASPORT


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.