AKTUALITET

Spalletti “përndjek” Allegrin deri në tunel për t’i dhënë dorën, pamjet bëhen virale (VIDEO)

10:39 - 14.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juve pësoi një humbje shumë të rëndë në transfertë përballë Napolit, një disfatë që tronditi jo pak edhe trajnerin Allegri, kjo u pa qartë në fundin e sfidës.




Tekniku i “Zonjës së Vjetër”, menjëherë sapo arbitri mbylli ndeshjen, iu drejtua dhomave të zhveshjes, pa kthyer kokën pas, e pa përshëndetur rivalët.

Spalletti e ndoqi për disa metra, deri përpara se Allegri t’i drejtohej tunelit, për t’i dhënë dorën.

Allegri e pa në momentin e fundit, duke i zgjatur dorën kolegut të tij, por këto pamje bënë menjëherë xhiron në rrjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.