Kryesore

Nga duhanpirja të obeziteti, cilat janë fushat ku shteti do fokusohet për mirëqenien shëndetësore të popullatës?

14:26 - 18.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shoqëri në të cilën të gjithë njerëzit mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë për shëndet dhe mirëqenie gjatë gjithë jetëgjatësisë, është një shoqëri me potencial më të lartë ekonomik.




Duke marrë shkak nga ky fakt, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije disa nga arritjet e synuara, të cilat priten të miratohen këtë vit.

Sipas raportit të fundit të ISHP-së, synimet në strategjinë e re të NCD (Sëmundjet e Patransmetueshme) që pritet të miratohet së shpejti janë:

Arritje të tjera të synuara në kuadër të programit për vitin 2030


  1. Duhanpirja. Do të synohet një reduktim relativ prej 20% i prevalencës së përdorimit
    aktual të duhanit.
    Në mënyrë specifike kjo do të arrihet përmes:
    o Reduktimit të prevalencës së duhanit tek adoleshentët
    o Ndalimit të rritjes së prevalencës së duhanpirjes tek femrat
    o Vijimit të reduktimit të prevalencës së duhanpirjes tek të rriturit
  2. Alkooli. Do të synohet 10% ulje relative e përdorimit të dëmshëm të alkoolit.
    Në mënyrë specifike ky target do të arrihet përmes:
    o Vijimi i reduktimit të abuzimit me alkoolin tek meshkujt
    o Ndalimi i rritjes së përdorimit të dëmshëm të alkoolit tek femrat
    o Ndalimi i rritjes së përdorimit të tepërt “binge drinking” tek adoleshentët
  3. Obeziteti. Do të synohet ndalimi i rritjes së obezitetit.
  4. Aktiviteti fizik. Do të synohet një ulje relative prej 10% e prevalencës së aktivitetit
    fizik të pamjaftueshëm dhe sedentarizmit tek fëmijët dhe të rinjtë.
  5. Presioni i lartë arterial. Do të synohet një ulje me 10% e prevalencës së hipertensionit
    në popullatën adulte.
    Në mënyrë specifike ky target do të arrihet përmes:
    o Uljes me 15% e prevalencës së hipertensionit tek personat mbi 50 vjeç
    o Uljes me 5% e prevalencës së hipertensionit tek adultët e rinj
    o Uljes me 10% e personave që nuk janë të ndërgjegjshëm për praninë e
    hipertensionit
  6. Diabeti. Do të synohet ndalimi i rritjes së diabetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.