AKTUALITET

Shqiptarët “të shtypur” në punë! Qytetarët flasin për Panorama TV: S’na paguajnë orët shtesë! Avokati: Nuk respektohen kontratat, inspektorati të ndërhyjë

20:01 - 18.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albana Tërshalla/ Kushtet e vështira në punë dhe oraret e tejzgjatura janë dy nga shqetësimet kryesore të qytetarëve në vendin tonë. Të pyetur nga Panorama Tv, nuk bien dakord me punën jashtë orarit zyrtar, për shkak se sic thonë ata, punëdhënësi nuk i paguan.




Qytetari: Diskriminimi më i madh ndaj punonjësit ndodh këtu në Shqipëri. Sepse, jo vetëm që nuk paguhen, por edhe nuk sigurohen, punojnë në të zezë nga halli dhe nevoja. Nuk paguhen sigurimet.

Qytetarja: Unë kam punuar gjithmonë jashtë orarit, punoj nga mëngjesi në darkë.

Avokati, Eridi Sherifi thotë se në vendin tonë ka shumë problematika, që lidhen me të drejtën dhe detyrimet që kanë si punëdhënësi ashtu edhe punëmarrësi.

Sherifi: Punëdhënësi shqiptar edhe sot që flasim është mësuar që ta shfrytëzojë në maksimum atë punëmarrës. Duke i marrë maksimumin e orarit të punës, duke i shkelur kontratën e punës.

Sherifi ngre shqetësimin edhe për Inspektoriatin e Punës, si institucioni i vetëm që ka përgjegjësi për respektimin e të drejtave të punëtorëve.

Sherifi: Inspektorati I punës që ka për qëllim të kontrollojë kushtet e zbatimit të punës për një punëmarrës në institucione dhe në privat. E kanë të metë kontrollin pasi dihet që në Shqipëri ka një mungesë vëmendje ndaj punëmarrësit shqiptar.

Pak ditë më parë Komisioni Europoian publikoi një raport për kurshtet e punës, mbi oraret e punonjësve në punë. Nga raporti rezultoi se punonjësit shqiptarë, si meshkuj, ashtu dhe femra, kanë oraret më të gjata të punës në Europë, që arrijnë deri në 50 orë në javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.