Kronikë

Zyrtarja tha se paratë që iu vodhën në banesë i kishte për operacionin e tij, ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit

15:47 - 19.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alda Klosi vijon të jetë nën hetim për shumën e parave që pastruesja kishte vjedhur në banesën e saj, teksa ish-zyrtarja ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Ndërkohë, ajo ka marrë lajmin e trishtë se xhaxhai i saj, Ylli Cika ka ndërruar jetë në SHBA, raporton A2Cnn. Cika vuante prej dy muajsh nga sëmundja e rëndë e kancerit në fazën e katërt.

Pastruesja Rozeta Dobi kishte vjedhur nga shtëpia e Alda Klosit të paktën 120 mijë euro dhe disa bizhuteri, por kur u pyet për shumën e madhe të parave “cash” që mbante në banesë, Klosi tha se i kishte mbledhur nga familjarë dhe të afërm për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë.

Sakaq, pastruesja Dobi, së bashku me djalin e saj, kishin vjedhur edhe rreth 400 mijë euro nga disa banesa të tjera ku ajo ishte punësuar. Megjithatë, deri tani askush nuk ka dalë për të pretenduar pronësinë e këtyre parave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.