Kronikë

Detaje / U plagos me armën e shërbimit, kush është punonjësi i gardës?

19:52 - 24.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen në kryeqytet, ku një punonjës i Gardës së Republikës u paraqit ditën e sotme në Spitalin e Traumës pasi u plagos padashje me armën e tij të shërbimit.




Mësohet se 28 vjeçari është gardisti shoqerues i Kryetarit të KQZ-sw, Ilirjan Celibashi.

I riu mendohet se ka qenë duke pastruar armën kur e ka shkrepur padashje dhe ka marrë një plumb në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur punonjësi është paraqitur në ambientet e SUT-së për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Në lidhje me rastin, policia bën me dije se është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

 Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, një 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.