AKTUALITET

Covid-19/ MSH: 13 infektime të reja dhe 26 qytetarë të shëruar në 24 orët e fundit

19:40 - 21.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e infektimeve lidhur me Covid-19, ku mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë vetëm 13 qytetarë dhe asnjë humbje jete.




Mësohet se pranë spitalit infektiv po merr trajtim vetëm një pacient.

Sakaq janë shëruar 26 të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 400 testime, 13 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

21 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Janar 2023)

  • Raste të reja ditore 13
  • Të shëruar në 24 orë 26
  • Të shtruar në spitale 1
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 400
  • Testime totale 2,027,626
  • Raste pozitive 333,169
  • Raste të shëruara 329,376
  • Raste Aktive 197
  • Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 134
  • Fier 21
  • Vlorë 17
  • Berat. 7
  • Shkodër 5
  • Lezhë. 4
  • Durrës. 4
  • Gjirokastër. 2
  • Korçë. 2
  • Elbasan. 1

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.