Kosova

E rëndë/ Dy vajza bien nga kati i 4-ërt i banesës, humb jetën një 15-vjeçare

08:08 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vajza kanë humbur jetën në Ferizaj, pasi kanë rënë nga kati i 4-të i një ndërtese.




Mediat kosovare bëjnë me dije se njëra prej vajzave ka ndërruar jetë, si dhe është lënduar tjetra.

Mësohet se viktima dhe e plagosura janë të moshës 15-18 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vajza e cila ka vdekur ishte 15-vjeçare, ndërsa e lënduara 18-vjeçare.

“Me datën 21.01.2023 rreth  orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për trajtim të mëtejshëm mjekësor ( në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë, Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare. Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.