AKTUALITET

Fqinjët vunë re lëvizje të dyshimta, policia arreston 50-vjeçarin shqiptar në Itali, sekuestron kokainë dhe para

23:10 - 22.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Itali, pasi ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.




Pas raportimeve të shumta nga banorët në polici mbi lëvizjet e dyshimta në bodrumin e pallatit në Monza, policia kreu një operacion ‘blic’. Kur shkuan të kontrollonin bodrumin gjetën 50-vjeçarin shqiptar, i cili kishte me vete një çantë.

Ata gjetën rreth 600 gramë kokainë të ndarë në pjesë dhe 500 euro. Pas kontrollit të banesës ata i gjetën dhe 4000 euro të tjera, para të cilat, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.