AKTUALITET

Moti i keq ‘ka mbërthyer’ vendin/ Policia shton masat në rrugën e Arbrit: Shoferët të kenë kujdes, qarkulloni me kujdes tek Bypassi

07:55 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditës, duke sjellë problematika të shumta në zona të cilat janë rrezikuar dhe me përmbytje.




Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka shtuar masat gjatë natës në rrugën e Arbrit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore pasi shumë automjete mbetën të bllokuara si pasojë e motit të keq.

Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, në mënyrë që të shmanget çdo burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Masa të shtuara gjatë natës në rrugën e Arbrit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass. Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë,  të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në nr 112.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.